Ka vijuar përplasja mes kryeministrit britanik, Keir Starmer dhe njeriut më të pasur të botës, Elon Musk.
Në një konferencë për shtyp, kreu i qeverisë britanike iu përgjigj akuzave që Musk ka bërë ndaj tij si ish prokuror dhe si kryeministër mbi faktin se laburistët nuk kanë bërë mjaftueshëm për të mbrojtur të miturit ndaj sulmeve seksuale.
Starmer deklaroi se Musk është një njeri që kërkon të marrë vëmendje duke minuar demokracinë e vendit të tij nëpërmjet përhapjes së dezinformimit në X, ndërsa shtoi se njeriu më i pasur i botës nuk është realisht i shqetësuar mbi viktimat e mitura të dhunës seksuale.
“Ata që përhapin gënjeshtra dhe dezinformata sa më shumë që të jetë e mundur, nuk janë të interesuar për viktimat por janë të interesuar për veten e tyre. Ata që brohorasin krahas politikanëve të Ekstremit të djathtë kanë qëllime të tjera”.
“Ata mbështesin njerëz që kanë marrë fëmijë në kujdestari dhe më pas i kanë dhunuar seksualisht. Shfrytëzimi seksual i fëmijëve është një akt i pështirë dhe unë kam punuar kur kam qenë kryeprokuror mbi këtë çështje dhe do të punojë edhe si kryeministër”, tha Starmer.
Elon Musk përshakallëzoi më tej tensionet me kryeministrin Britanik duke publikuar një status në platformën X këtë të hënë ku shkruhej se Keir Starmer duhet të shkojë në burg.