Pijet alkoolike duhet të mbajnë një paralajmërim për rreziqet e kancerit në etiketën e tyre, tha të premten Kirurgu i Përgjithshëm i SHBA-së,Vivek Murthy.
Murthy tha se konsumimi i alkoolit rrit rrezikun e të paktën shtatë llojeve të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, zorrës së trashë dhe mëlçisë, por shumica e konsumatorëve amerikanë mbeten të pavetëdijshëm për këtë, shkruan BBC.
“Pijet alkoolike duhet të kenë një paralajmërim për rreziqet e kancerit në etiketën e tyre,” tha Kirurgu i Përgjithshëm i SHBA-së të premten, në një lëvizje që mund të shënojë një kalim drejt një rregulloreje më agresive, si ato për duhanin.
Konsumi i alkoolit është shkaku i tretë më i rëndësishëm i parandalueshëm i kancerit në Shtetet e Bashkuara, pas duhanit dhe obezitetit.
Murthy gjithashtu kërkoi që udhëzimet për kufizimet e konsumit të alkoolit të rishikohen, që njerëzit të mund të peshojnë rrezikun e kancerit kur vendosin nëse do të pinë dhe sa shumë. Udhëzimet dietike amerikane aktualisht rekomandojnë deri në dy pije në ditë për burrat dhe një pije ose më pak në ditë për gratë.