Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë duke qarkulluar në Shqipëri, por ende nuk ka raste të konfirmuara zyrtarisht apo raste të rënda që të kenë nevojë për spital.
“Mund të ketë por nuk ka vend për panik”, tha Silvana Bala, drejtoreshë e Spitalit Universitar Rajonal “Shefqet Ndroqi”, shkruan Top Channel.
Ky virus ngjan më së shumti me virusin respirator sinsicial dhe komplikacionet i ka tek pulmonet.
Bala këshillon prindërit të evitojnë ambientet e mbyllura të argëtimit për fëmijë.
Ajo kërkon të mos neglizhohet asnjë virus, dhe nëse situata nuk përmirësohet brenda pesë ditëve menjëherë të kontaktohet mjeku specialist.
SONDAZH
Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?
- Albin Kurti - LVV (50%, 221 Vota)
- Bedri Hamza - PDK (32%, 141 Vota)
- Lumir Abdixhiku - LDK (12%, 52 Vota)
- Ramush Haradinaj - AAK (5%, 24 Vota)
Gjithsej Votues: 438