Live

Leverkuseni i Xhakës mposht Dortmundin, i afrohet në një pikë Bayernit

23:35 / 10 Janar 2025

Nga Kosova Live

Bayer Leverkusen e ka mposhtur në udhëtim Borussia Dortmundin me rezultat 2-3 të premten mbrëma në ndeshjen e parë të xhiros së 16-të në Bundesligën gjermane.

Dueli mes Dortmundit dhe kamponit në fuqi të Gjermanë, ka prodhuar një sfidë tejet dramatike, me raste të shumta dhe pesë gola të shënuara.

Leverkuseni, skuadër në të cilën titullar padiskutueshëm është edhe kosovari Granit Xhaka, e nisi mjaft mirë ndeshjen ndaj Dortmundit duke shënuar dy gola të shpejta.

Fillimisht Tella (1’) zhbllokoi ndeshjen duke kaluar skuadrën mike në epërsi prej 0-1. Shtatë minuta më vonë ishte Schick, i cili dyfishoi avantazhin e Leverkusenit në 0-2.

Katër minuta më vonë Gittens ngushtoi epërsinë në 1-2. Por, sërish në skenë del Schick duke ngritur epërsinë e Leverkusenit 1-3, rezultat më të cilin edhe u mbyll pjesa e parë e këtij dueli.

Në fraksionin e dytë të kësaj sfidë joshëse, nikoqirët bën më shumë presion duke shënuar edhe golin e dytë me anë të Guirassy (79’) nga penalltia për rezultatin përfundimtar 2-3.

Pas kësaj fitore, Leverkusen ngjitet në pozitën e dytë me 35 pikë, vetëm një me pak se lideri i tabelës, Bayern Munich, kurse, Dortmund renditet e gjashtë me 25 sosh.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...