Live

Vritet një person në Tiranë, zbardhen detajet e para për rastin

22:03 / 12 Janar 2025

Nga Kosova Live

Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Tiranës.

Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e “Pallatit me Shigjeta”, ndërsa viktima është identifikuar si Bujar Nasufi.

Policia ka dhënë detaje, duke bërë të ditur se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti.

“Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”.

“Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...