Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha këto raste viktimë janë gratë.
Rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Gjakovë.
Prishtinë 12.01.2025 – 00:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti kishte sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 12.01.2025-11:00. Dyshohet se pas një mos marrëveshje viktima femër/kosovare është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Fushë Kosovë 12.01.2025,-12:40. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj viktimës femër/kosovare. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Fushë Kosovë 12.01.2025-07:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën f/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është në arrati.
Gjakovë 12.01.2025-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.