Spanja po planifikon vendosjen e një takse 100 përqind mbi pasuritë e paluajtshme për blerësit nga vendet jo anëtare të Bashkimit Evropian, si Britania e Madhe, si përpjekje për të përmirësuar përballueshmërinë e banesave duke penguar blerjet e huaja, raporton “Financial Times“.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka njoftuar planin për taksën, duke thënë se do të zbatohet për qytetarët jashtë BE’së, si pjesë e një sërë masash që synojnë trajtimin e një krize “të rëndë” të strehimit.
Spanja është një nga shumë vende evropiane ku zemërimi i publikut po rritet për vështirësinë e gjetjes së banesave të përballueshme për të blerë ose marrë me qira, pasi çmimet e pronave rriten dhe ndërtimet e reja mbeten shumë pas kërkesës.
“Perëndimi përballet me një sfidë vendimtare: të mos bëhet një shoqëri e ndarë në dy klasa, pronarët e pasur dhe qiramarrësit e varfër,” tha Sanchez teksa zbuloi planin prej 12 masash.
Sanchez tha se do të “kufizojë” blerjet e pronave nga qytetarët jo-BE që nuk jetojnë në bllok, duke detyruar që taksat që duhet të paguajnë për një blerje do të rriten në “deri në 100 për qind të vlerës së pronën”.
Kryeministri spanjoll tha se banorët jo-BE blejnë 27,000 shtëpi në vit në Spanjë.
Blerësit e pronave në Spanjë janë potencialisht subjekt i disa taksave varësisht nëse ata po blejnë një shtëpi të re apo ekzistuese.