Xherdan Shaqiri, futbollisti i suksesshëm shqiptar ka vendosur që të blejë aksione te klubi FC Rapperswil-Jona.
Futbollisti aktual i Baselit, ka folur për faqen e klubit, duke treguar arsyet se pse vendosi të blejë aksione në këtë klub.
“Duke vendosur t’i bashkohem FCRJ-së, dua të përgatitem për rrugën time pas karrierës. Kjo përfshin njohjen e strukturave të një klubi. Për mua, FCRJ është klubi ideal për këtë. Është klub i madh, ka një stadium të bukur dhe një traditë e gjatë”.
Përfshirja e Shaqirit në Rappersëil-Jona karakterizohet edhe nga një miqësi e kahershme me presidentin e FCRJ-së, Rocco Delli Colli.
Delli Colli shprehet shumë i lumtur me ardhjen e Xherdan Shaqirit në FCRJ.
“Xherdani vjen te Rappersëil-Jona jo vetëm si një futbollist i preferuar dhe më i miri, por edhe si një person i madh. Xherdan ka shumë pika të forta. Por gjëja më e madhe është modestia e tij. Ai i qëndroi gjithmonë besnik vetes si një futbollist i klasit botëror dhe nuk harroi kurrë se nga vinte”, deklaroi Rocco Delli Colli.
Aksioneri i ri minoritar i FCRJ-së, Xherdan Shaqiri, ka luajtur 125 herë për Kombëtaren e Zvicrës, duke shënuar 32 gola dhe duke dhuruar 34 asistime.