Policia e Kosovës, me anë të raportit të saj 24-orësh ka bërë të ditur për një incident zjarri që ka ndodhur në Lipjan, shkruan Kosovalive.net.
Në raport bëhet e ditur se për shkaqe ende të panjohura, është kapluar nga zjarri një mobileri.
‘‘INCIDENT ZJARRI
Konjuh, Lipjan / 14.01.2025 – 09:20. Dyshohet se për shkaqe të panjohura është kapluar nga zjarri mobilieria e viktimës m/k. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Rasti nën hetime’’, ka njoftuar PK-ja.