Dy persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes së dy trenave mallrash pranë Sofjes, raportojnë mediat atje.
Kryeministri në detyrë, Dimitar Gllavçev, ka shkarkuar nga posti zëvendësministrin e Transportit, përgjegjës për transportin hekurudhor, Biser Minçev, për shkak të aksidentit.
Një nga drejtuesit e trenit dhe një punonjës i Hekurudhave Shtetërore Bullgare janë viktimat e aksidentit, tha shefi i policisë së Sofjes.
Trenat po lëviznin në të njëjtat shina, si pasojë e një gabimi dhe për këtë arsye autoritetet kanë nisur hetimet për të vënë përpara përgjegjësisë personat që kanë drejtuar lëvizjet.