Live

Kosova mposhtet thellë nga Franca në futsall

22:46 / 31 Janar 2025

Nga Kosova Live

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar një disfatë të thellë në ndeshjen e vlefshme për ‘Main Round’ të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2026, duke u mundur nga Franca me rezultat 5:0.

Ndeshja është zhvilluar të premten mbrëma në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit” në Prishtinë, ku Franca ka dominuar dhe ka siguruar një fitore bindëse.

Kjo ndeshje ka qenë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2026, që do të organizohet në Letoni dhe Lituani.

Pas kësaj disfate, Kosova ka një fitore kundër Bullgarisë dhe dy humbje, përfshirë atë ndaj Gjeorgjisë, duke e bërë më të vështirë kualifikimin për në Evropian.

Vetëm fituesit e dhjetë grupeve të “Main Round” sigurojnë një vend të drejtpërdrejtë në turneun e ardhshëm. Tetë skuadrat më të mira të vendit të dytë, luajnë në “playoff”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...