Federica Mogherini do të qëndrojë deri më 1 nëntor si shefe e diplomacisë së BE’së, pak para këtij afati paralajmëroi trashëgimtarët në postet e Komisionit Europian nga Mbretëria e Bashkuar se Europa do të jetë stabile vetëm me Ballkanin brenda BE’së. Konsolidimin e Ballkanit duhet t a kryjmë duke i integruar në BE tha Mogherini e shtoi se liderët europian të marrin vendimin e duhur këto ditë, transmeton Gazeta Metro.
Përfaqësuesja e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë në Komisionin Europian, Federica Mogherini, e ftuar në Universitetin e Oxford në Mbretërinë e Bashkuar mbajti fjalim dhe renditi të arriturat dhe arsyetoi se pse BE’ja do të mbetet faktor i stabilitetit botëror.
Mogherini ju referua shumë çështjeve në rrafshin diplomatik dhe ceku disa suksese si rasti i Venezuelës dhe i Ukrainës. Ku theksoi se Krimea është ende e aneksuar por rajoni i Donbas, ku kryengritësit e mbështetur nga Rusia ende po luftojnë në një luftë të përgjakshme.
Mogherini ju kthye edhe çështjes së Ballkanit, Prishtinës e Beogradit e theksoi se mendon se vendimet e para që do të vinë nga BE’ja rreth Ballkanit dhe ardhmërisë së tyre europiane.
“Europa do të jetë forcë botërore vetëm nëse e përfundojmë punën e stabilizimit të kontinentit tonë, dhe duke e bërë luftën të pamundur brenda Europës- të gjithë Europës. Sa herë them se Europa është në paqe ka 60 70 vite, ma kujtojnë me të drejtë, luftërat në Ballkan që ndodhën vetëm 20 vite më parë. Për të bërë këtë – për ta bërë luftën të pamundur brenda kontinentit tonë- na duhet ta bashkojmë Europën, duke afruar Ballkanin brenda Bashkimit Europian”.
Ajo vazhdoi se ka pasur suksese dhe kanë bërë hapa të rëndësishëm në Ballkan, renditi suksese e disa pengesa e bllokime, ju referua bisedimeve mes Beogradit e Prishtinës.
“Në këto vite ne kemi arritur suksese të rëndësishme: Marrëveshja e Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, përparim i rëndësishëm- edhe pse me pengesa- në bisedimet me Beogradit dhe Prishtinës, disa reforma kyçe në të gjithë rajonin dhe tek të gjithë gjashtë partnerët që kemi në Ballkanin Perëndimor. Dhe më e rëndësishmja, një ngritje e re e vetëdijes në rajon, mes liderëve dhe njerëzve të rajonit, se bashkëpunimi mes tyre është më leverdishme se konfrontimi. Ky është parimi themelor që është edhe origjina e hapave të parë drejt Bashkimit Europian, pas luftës së dytë botërore. Ne u ndalëm luftën mes vete në momentin që kuptuam që të bërit biznes së bashku ishte më e leverdishme se sa të luftojmë mes vete. Për të konsoliduar këtë progres në Ballkan, është e koha e duhur që të hapin negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Dhe shpresoj se liderët tanë do të marrin vendimin e duhur në ditët e ardhshme”.
Këto ditë ishte raportuar se ka mospajtime mes partnerëve të mëdhenj të BE’së, Francës e Gjermanisë, pas refuzimit nga parlamenti europian i kandidates franceze për komisionarë Christine Lagarde.
Mospajtime rreth zgjerimit ka shprehur edhe më parë Presidenti i Francës, Emannuel Macron, i cili e kishte shprehur skepticizmin e tij shesh gjatë negociatave për krijimin e Komisionit Europian dhe kishte kritikuar proceduarat dhe pengesat brenda institucioneve europiane dhe kishte theksuar nevojën për reformë brenda BE’së.