Live

“Zarfi i Zi u zhvlerësua”, Monika ‘shpërthen’ pas dhunës në BBVA

14:49 / 13 Prill 2025

Nga Kosova Live

Ish-banorja e Big Brother VIP 1, Monika Lubonja ka komentuar situatën e mbrëmshme që ndodhi gjatë trasnmetimit live të spektaklit të BBVA.

Jozefin Marku e goditi Gjestin pasi ky i fundit e provokoi me hapjen e derës.

Ky incident ka tronditur publikun dhe jo vetëm.

Edhe ish banorë e fytyra të njohura kanë komentuar incidentin e mbrëmshëm në BBVA.

Monika Lubonja ka kritikuar produksionin e ‘Big Brother Albania’ që ka rifutur një lojtar që ishte përjashtaur me Zarf të Zi.

“Problemi është sepse u zhvlerësua zarfi i zi. Nuk mund të rifutet një njeri me zarf të zi. Prandaj nuk jam kurrë dakord të rifutet një banor që ka dal me zarf të zi.” u shpreh Monika.

Shpërndaje në

U Kopjua