Ka vdekur oficeri korrektues, Fatmir Bicaj.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë I ditur nga Shërbimi Korrektues I Kosovës.
“Në emër të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bicaj, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan përkushtimin e tij dhe profesionalizmin shembullor”.
“Fatmiri ishte model i ndershmërisë, përkushtimit dhe shërbimit të palëkundur ndaj institucioneve të vendit. Kontributi i tij i çmuar do të kujtohet gjithmonë me respekt dhe mirënjohje”.
“Në këto çaste të dhimbshme, jemi pranë familjes me zemër dhe në lutje. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, thuhet në telegramin ngushëllues të SHKK-së për familjen Bicaj, transmeton Klankosova.tv.