Live

Zyrtari i lartë amerikan i mbrojtjes zbarkon në Kosovë në vizitën e tij të parë

15:03 / 01 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Mbrojtjes për Politikën Evropiane dhe të NATO-s, David Baker po qëndron në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur nga ambasada amerikane në Kosovë, njofton Klankosova.tv.

Ai është pritur në takim nga e ngarkuara me punë e misionit diplomatik të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Gjatë vizitës së tij, Baker do të takohet me zyrtarë të lartë të Kosovës për të diskutuar bashkëpunimin e vazhdueshëm në mbrojtje SHBA-Kosovë dhe përpjekjet e përbashkëta për të promovuar sigurinë rajonale, transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua