Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar ashpër pasi i është ngritur aktakuzë Faton Klinakut për kanosjen e kryeminsitrit Albin Kurti, në vitin 2023.
Haradinaj ka shkruar se “Të gjithë ata që mua dhe Faton Klinakun dhe fatonat tjerë, na kanë detyruaraë që ta lëshojmë vendin tonë, lëre më që i kemi vrarë atëherë, por njëjtë do të vepronim edhe tani. Pra, këtë do ta bëja derisa të jem gjallë!”.
Ndërsa Klinaku ka shkruar në Facebook se as ai dhe as avokati i tij nuk janë informuar se ndaj tij është ngritur një aktakuzë, por shtoi se “mezi pret” që të ballafaqohet me Kurtin në gjykatë.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzën ndaj dy personave, të cilët dyshohen se kanë kanosur kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Ndërsa më 30 gusht të vitit 2023, Klinaku akuzohet se e kishte përsëritur një postim me përmbajtje kërcënuese ndaj Kurtit ku thuhej: “… Prapë po e përsëris, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: Më parë e vras A.K. sesa t’ia lëshoj rrugën dhe të iki nga Kosova”.