Deputeti i Kuvendi të Kosovës, Adem Hoxha, gruaja dhe vajza e tij janë sulmuar të premten nga një burrë në fshatin Zlipotok të Dragashit.

Burime të sigurta të gazetares së Klan Kosova, Endrita Bajrami, bëjnë me dije se familja Hoxha ishte duke u larguar me veturë nga një ngjarje ku kishin marrë pjesë, kur i dyshuari nisi fillimisht t’i sulmonte verbalisht.
Thirrur në burimet e gazetares Bajrami, i dyshuari fillimisht ka sulmuar bashkëshorten e deputetit Hoxha, e më pas edhe vetë atë dhe vajzën e tij të mitur.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku u bë e ditur se i dyshuari është arrestuar, transmeton Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është përleshur me viktimat një mashkull dhe dy femra. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.