Live

Motivi i sulmit ndaj deputetit Hoxha dhe familjes së tij, ende i paqartë

12:56 / 02 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Motivi i sulmit ndaj deputetit Hoxha dhe familjes së tij, ende i paqartë

Motivi për sulmin ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha dhe gruas e vajzës së tij të mitur, mbetet ende i paqartë.

Kështu është konfirmuar për Klankosova.tv nga Policia Rajonale e Prizrenit.

Nga ana tjetër, burime të sigurta të gazetares së Klan Kosova, Endrita Bajrami bënë të ditur se një burrë sulmoi fillimisht verbalisht familjen derisa ajo po largohej nga një ngjarje ku po merrte pjesë, e më pas dhuna u kthye edhe në fizike.

Lidhur me rastin, i dyshuari është kapur nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë, derisa viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Shpërndaje në

U Kopjua