Një person është qëlluar me armë zjarri në rrugën Klinë – Gjakovë, në afërsi të fshatit Kramovik.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të ditës së sotme.
Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.
Elezaj tha se viktima kishte qenë duke udhëtuar me familjarët e tij.
Ai theksoi se rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”.
“Sot në orët e hershme të mëngjesit, është pranuar informata se një mashkull i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor, pasi ishte qëlluar me armë zjarri. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 01:00, në rrugën Klinë–Gjakovë në afërsi të fshatit Kramovik. Sipas të dhënave fillestare, viktima kishte qenë duke udhëtuar me familjarët e tij. Ne ndërkohë kishte dalë nga vetura me të cilën po udhëtonte dhe në afërsi të rrugës është qëlluar nga një drejtim ende i panjohur. Viktima aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij është iniciuar rasti “Vrasje në tentativë”. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, deklaroi ai për Klankosova.tv