Live

Vdekje e plagosje – Rastet tragjike që karakterizuan Pejën gjatë fundjavës

07:51 / 04 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Dy raste të rënda ndodhën gjatë dy ditëve të fundit në rajonin e Pejës.

Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Valdrin Daci, ka dhënë detaje lidhur me këto dy raste, transmeton Klankosova.tv.

Ai thotë se të dielën, një person mbeti i plagosur derisa ishte duke udhëtuar me familjen e tij në rrugën Klinë-Gjakovë, në afërsi të fshatit Kramovik, derisa u ndalën për të kryer nevojat e tyre fiziologjike.

Daci shton se ende nuk është identifikuar i dyshuari i cili shtiu me armë drejt një personi.

Derisa një tjetër rast i dhimbshëm ndodhi gjatë vikendit, ku një foshnje u dërgua pa shenja jete në Spitalin Rajonal të qytetit.

Daci thotë se është rasti i dytë që një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës.

Shpërndaje në

U Kopjua