Dy burra janë arrestuar në fshatin Baicë të Drenasit, të cilët pas një mosmarrëveshje, dyshohet se u përleshën ndërmjet vete.
Sipas policisë, të dyshuarit pas pranimit të trajtimit mjekësor janë sjellë në stacion për intervistim, ku pas inicimit të rastit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se pas një mosmarrëveshje janë përleshur ndërmjet vete. Të dyshuarit pas pranimit të trajtimit mjekësor janë sjellë në stacion për intervistim. Pas inicimit të rastit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.