Një burrë është arrestuar rreth orës 20:25 të së dielës, nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, në fshatin Konushevc të Podujevës.
Sipas policisë, nga i dyshuari u sekuestruan një pistoletë me gaz dhe tetë fishekë, transmeton Klankosova.tv.
I njëjti pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se dyshohet se kishte shtënë me armë gjatë një ahengu familjar. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz me 8 fishekë. I dyshuari pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.