Live

Aksidentohet fëmija në Banullë, banorët kërkojnë vendosjen e policëve të shtrirë nëpër rrugë

12:22 / 04 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së në Lipjan, Arsim Jashari, njëherësh kryetari i fshatit Banullë, është ankuar për gjendjen e keqe të rrugëve të këtij fshati.

Jashari në emisionin Fol me Arin në Klan Kosova, thotë se nga viti 2021 është kërkuar vendosja e policëve të shtrirë, apo pengesave në afërsi të shkollës fillore në Banullë.

“Pikërisht aty ka ndodhur një aksident ku një fëmijë është shkelur nga një veturë. Fatkeqësisht atë ditë nuk ka funksionuar as ndriçimi. Kur nuk funksionin ndriçimi, kualiteti i trotuarit është aq i dobët, sa qytetarët janë të obliguar  të dalin të ecin në rrugë. Fëmija është në gjendje mjaft të vështirë shëndetësore, shpresojmë të bëhet më mirë”, u shpreh Jashari.

Ai shton se kërkesa e tyre nuk është përfillur ende.

Jashari përmes emisionit “Fol me Arin” bëri sërish apel për vendosjen e policëve të shtrirë në fshatin Banullë, e sidomos pranë shkollës fillore.

Shpërndaje në

U Kopjua