Live

E kryer, Ardon Jashari po i bashkohet Milanit

16:33 / 05 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Milani ka finalizuar transferimin e mesfushorit shqiptar me pasaportë zvicerane, Ardon Jashari, nga Club Brugge, duke shënuar një nga goditjet më të mëdha të merkatos së verës 2025.

Sipas raportimeve të besueshme të gazetarit të njohur të transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja është mbyllur për një shumë totale prej 39 milionë eurosh, përfshirë bonuset, pas negociatave të gjata që zgjatën disa muaj.

Lojtari 23-vjeçar ka spikatur si një nga talentet më premtues në ligën belge dhe kishte shprehur dëshirën për t’u bashkuar me projektin e Milanit që prej qershorit – një faktor vendimtar që ndihmoi në arritjen e marrëveshjes. Klubi italian ka autorizuar tashmë kontrollet mjekësore dhe prezantimi zyrtar i lojtarit pritet brenda pak ditësh

Vlera aktuale e tregut e Jasharit, sipas Transfermarkt, është 32 milionë euro, duke nënkuptuar se Milani ka paguar një premium për të siguruar shërbimet e tij – një tregues i besimit të lartë që klubi ka në potencialin e tij, raporton Telegrafi,

Shpërndaje në

U Kopjua