Live

Arrestohen katër persona në Prishtinë, u rrahën pasi u aksidentuan

21:20 / 06 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Katër persona janë arrestuar në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë, pas një mosmarrëveshjeje që ka pasuar një aksident trafiku.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:00 është pranuar informata për një mosmarrëveshje mes disa personave pas një aksidenti në trafik, të ndodhur në rrugën ‘Ali Vitija’, në Prishtinë”.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe për mospërfillje të urdhrave të policisë, janë shoqëruar në stacionin policor katër persona”, tha Ahmeti.

Ajo shtoi se aktualisht policia është duke i trajtuar rrethanat e ngjarjes.

Shpërndaje në

U Kopjua