Mesnatën e së mërkurës një person është kapur me armë në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë.
Forcat e rendit njoftojnë se nga i dyshuari i moshës 30-vjeçare është sekuestruar një armë e zjarrit dhe i njëjti është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv
“Më datë 07.08.2025 rreth orës 01:30, njësitë policore të stacionit Veriu në Prishtinë, kanë ndaluar një person në rrugën Mon Balaj, ku të njëjtit pas kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri”.
“Personi i dyshuar B.G, 30 vjeç, është shoqëruar për në stacion policor, ku në koordinim me prokurorin e shtetit ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, thotë policia në një njoftim, transmeton Klankosova.tv.