Live

Prattipati: Liderët politikë të punojnë bashkë që ta zgjidhin ngërçin

17:18 / 07 Gusht 2025

Nga Kosova Live

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Annu Prattipati, është takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se Prattipati gjatë takimit me Kurtin theksoi nevojën urgjente që liderët politikë të marrin përgjegjësi dhe të punojnë bashkë për ta zgjidhur bllokadën institucionale.

“Ajo theksoi se një demokraci funksionale kërkon që të gjithë qytetarët të kenë mundësinë të zgjedhin lirisht përfaqësuesit e tyre. Bllokimi i partive politike legjitime, qoftë përmes taktikave politike apo pengesave procedurale, rrezikon integritetin e procesit demokratik”.

“Prattipati u bëri thirrje të gjithë udhëheqësve t’i kalojnë dallimet dhe të përmbushin mandatin që u është besuar nga populli i Kosovës”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Gjykata Kushtetuese pati marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk mund të bëjnë asnjë hap drejt konstituimit të kuvendit deri më 8 gusht.

Shpërndaje në

U Kopjua