Live

Djali i Fadil Fazliut pas protestës: UÇK-ja nuk gjykohet, UÇK-ja nderohet

19:24 / 07 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Fahri Fazliu, i biri i Fadil Fazliut që po mbahet në paraburgim në Hagë, ka dal me një postim pas protestës së sotshme në Prishtinë në mbështetje të çlirimtarëve.

Fazliu në postimin e tij ka shkruar se UÇK-ja nuk gjykohet dhe se ajo nderohet.

Postimi i plotë:

Në protestën madhështore, u bashkuam të gjithë në mbështetje të çlirimtarëve tanë.
Liria nuk dhurohet, ajo fitohet me gjak, sakrificë dhe qëndresë!
UÇK-ja nuk gjykohet, UÇK-ja nderohet!🇦🇱
Lavdi dëshmorëve! Nderim dhe respekt për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua