Live

Arratiset një serb nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë, ishte i dënuar për vrasje

20:04 / 07 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një serb është arratisur nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë.

Ai ishte i dënuar për vrasje.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues.

Njoftimi i plotë:

Pezullohet nga puna drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, një mbikëqyrës i lartë dhe dy zyrtarë korrektues

Sot janë pezulluar nga puna kater zyrtarë, drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, një mbikëqyrës i lartë dhe dy zyrtarë korrektues për shkak se nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë është arratisur i burgosuri D.R.

I burgosuri ishte i dënuar me 14 vjet e 6 muaj burgim, nga të cilat i kishin mbetur edhe 3 vjet e 7 muaj. Ai ishte i kategorizuar si i avancuar dhe, në momentin e arratisjes, ishte duke punuar në hapësirat e punëtorisë së institucionit. Gjithashtu, ai ishte në listën e të dënuarve që mund të përfitonin lirimin me kusht.

Menjëherë pas konstatimit të mungesës së tij, janë aktivizuar të gjitha procedurat e brendshme operacionale dhe janë njoftuar institucionet relevante të sigurisë.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nisur hetimet e brendshme për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për adresimin e këtij rasti, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Deri në përfundimin e hetimeve, drejtori i institucionit, një mbikëqyrës i lartë dhe dy zyrtarë korrektues mbeten të pezulluar nga detyra.

Shpërndaje në

U Kopjua