Sot në Vushtrri janë zbuluar mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998/1999.
Sipas informatave të Sinjalit, Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka realizuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore – Departamenti Special në Prishtinë, për ekshumim në varrezat e qytetit.
Gjatë gërmimeve në vendin e koduar “TZH”, hetuesit kanë hasur në mbetje eshtërore të një individi që figuron si person i zhdukur me forcë në Listën Kombëtare të Personave të Zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Mbetjet janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML për autopsi dhe identifikim përmes analizës së ADN-së. Hetimet për zbardhjen e identitetit vazhdojnë.