Live

PDK-ja ia voton VV-së kandidatin për kryekuvendar vetëm nëse nuk ka qenë ministër ose ministre, thotë Gruda

08:26 / 09 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie do të votojnë për kandidatin e VV-së për kryetar kuvendi por vetëm nëse ai apo ajo s’ka qenë ministër apo ministre e Qeverisë Kurti.

Ai tregoi se ky ka qenë parimi i PDK-së që nga fillimi dhe se do t’i qëndrojnë këtij parimi deri në fund.

“Ne votojmë kandidatë që nuk kanë qenë ministra në Qeverinë Kurti. Ky ka qenë parimi ynë dhe kësaj i qëndrojmë”, tha Gruda mbrëmë në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“I takon VV-së që ta propozojë emrin, ne e kemi njohur këtë të drejtë nga fillimi dhe tani jemi në pozicion ku ata duhet ta ushtrojnë këtë të drejtë në mënyrë që të mos bllokohet formimi i kuvendit”.

Shpërndaje në

U Kopjua