Live

Graçanicë: Një person gjendet pa shenja jete

09:00 / 09 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Të premten rreth orës 18:00, një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Batushë të Graçanicës.

Policia, rastin e ka cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”, teksa shtoi se trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, tha Policia në raportin 24-orësh.

Shpërndaje në

U Kopjua