Live

nxehti afrikan në Kosovë, temperaturat deri në 37 gradë Celsius

07:49 / 11 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Mot shumë i nxehtë do të mbretërojë këtë javë në Kosovë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat sot do të jenë deri në 37 gradë Celsius.

“Javën e ardhshme vendi ynë do të ndikohet nga masa të nxehta ajri afrikane, të shoqëruara me temperatura të larta dhe pa reshje shiu.

Kushtet e motit do të karakterizohen nga vapë e fortë, ndaj rekomandohet kujdes i shtuar nga rrezet e diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore. Qëndroni të hidratuar dhe shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut (11:00 – 17:00)”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

E hënë

Moti me diell dhe vranesira të pakta.

Temperaturat minimale: 14 – 18°C

Temperaturat maksimale: 33-37°C

Era: e lehtë nga drejtimi i veriperendimit.

Shpërndaje në

U Kopjua