Live

KQZ nis sot takimet informuese me mërgatën për Zgjedhjet Lokale

08:38 / 11 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit dhe ndodhen aktualisht në atdhe, kanë mundësinë të marrin informacione të drejtpërdrejta për procesin e Zgjedhjeve Lokale 2025.

Duke filluar nga sot 11 gusht deri më 29 gusht 2025, çdo ditë pune (e hënë – e premte) prej orës 11:00 deri në 14:00, ata mund të vizitojnë selinë qendrore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ose zyrat e 38 Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve. Qëllimi i këtyre takimeve është informimi për regjistrimin dhe votimin jashtë vendit.

Ndërkohë, vazhdon edhe periudha e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025, transmeton Klankosova.tv.

Regjistrimi, i hapur më 23 korrik, përfundon më 29 gusht 2025.

Aplikimi për regjistrim mund të bëhet:

Online: https://diaspora.kqz-ks.org

Me postë: duke dërguar dokumentet në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

Në zgjedhjet lokale, votimi nga jashtë vendit realizohet vetëm përmes postës, pasi ligji nuk parashikon votim në përfaqësitë diplomatike.

Periudha e votimit me postë: 17 shtator – 11 tetor 2025, vetëm për ata që regjistrohen me sukses brenda afatit.

Shpërndaje në

U Kopjua