Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heronjtë e rënë gjatë javës së dytë të gushtit 1998 në Luftën Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, ai përkujtoi: Halil Sejfijaj, Arben Ahmetaj, Gëzim Dervishaj, Halil Berisha, Malë Zejnaj, Nexhat Humaj, Naser Idrizaj, Hasan Osmani, Arton Hasanaj dhe Agron Thaqi, të cilët me heroizmin e tyre frymëzuan shumë luftëtarë dhe beteja deri në çlirimin e vendit, transmeton Klankosova.tv.
“Përgjithmonë në kujtesën tonë historike!”, theksoi Haradinaj.