Policia në Istog ka arrestuar një person mbrëmjen e së dielës si të dyshuar për të shtënat me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Gurrakoc.
Siç thuhet në komunikatën për media, nga i dyshuari u sekuestruan një pistoletë, një karikator dhe tri gëzhoja, transmeton Klankosova.tv.
“Pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit, ai u lirua në procedurë të rregullt”, shkruhet në njoftim.