Live

Arrestohen dy gra në Fushë-Kosovë për sulm fizik ndaj dy të tjerave

10:37 / 11 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka arrestuar dy gra në Fushë-Kosovë, të dyshuara për sulm fizik ndaj dy viktimave të tjera.

Ngjarja ndodhi në fshatin Sllatinë, ku viktimat morën trajtim mjekësor si pasojë e sulmit, thuhet në raportin 24-orësh policor.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në

U Kopjua