Live

Tahiri: Vendimet e gjyqtarit Radomir Llaban favorizuan Vetëvendosjen në emërime të jashtëligjshme

15:13 / 11 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka rikujtuar një rast kur gjyqtari Radomir Llaban, si gjyqtar raportues në Gjykatën Kushtetuese, kishte vendosur për një seancë parlamentare ku u zgjodhën drejtues të disa institucioneve të pavarura.

Sipas Tahirit, bëhet fjalë për seancën në të cilën u zgjodhën:

Guvernatori i Bankës Qendrore;
Anëtarët e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE);
Kryesuesi dhe një anëtar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP);
Kryesuesi dhe anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale.
“Si gjyqtar raportues, Llaban e rrëzoi kërkesën e GP të PDK-së, duke legjitimuar kështu seancën ku Vetëvendosje zgjodhi drejtuesit e këtyre institucioneve,” ka theksuar Tahiri.

Ai shtoi se kur “Vetëvendosje dëshiron të sistemojë jashtëligjshëm anëtarë të saj në borde e pozita kyçe, vendimet e Radomir Llabanit i respektojnë dhe i lavdërojnë”.

Shpërndaje në

U Kopjua