Live

38 vatra zjarri të regjistruara sot në Kosovë, 24 ende aktive

15:07 / 11 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Gjatë ditës së sotme, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 38 vatra zjarri, nga të cilat 24 janë ende aktive, ndërsa 14 janë lokalizuar dhe janë nën kontroll.

Sipas raportit të fundit nga Qendrat Operative 112 dhe Qendra Operative e Agjencisë, situata po menaxhohet në mënyrë të koordinuar me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të cilët janë angazhuar intensivisht për të lokalizuar dhe shuar zjarret, transmeton Klankosova.tv.

Sipas të dhënave të pranuara në Qendrën Operative të Agjencisë, janë regjistruar gjithsej 38 vatra zjarri në vend. Prej tyre, 24 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 14 janë lokalizuar. Menaxhimi i situatës po zhvillohet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit. Agjencia shpreh mirënjohje për përkushtimin e palodhshëm të zjarrfikësve dhe angazhimin e tyre në terren në përballje me zjarret”, thuhet në njoftimin në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua