Live

Drita e gjelbër për ZRRE-në, Bajrami: Kurti me politika ku fitojnë vëllau i Luan Dalipit, NOA dhe Vukhamoviqi

14:03 / 12 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Pas vendimit të Dhomave të Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale në favor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për të ashtuquajturin treg të lirë të energjisë elektrike – ku veçse ka nisur të ofertojë vëllau i Luan Dalipit me çmim katër fish më të shtrenjtë për bizneset – Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se Albin Kurti tashmë është duke bërë politika ku përfitojnë të afërmit e tij.

“Nga deklarimi se nuk bëjmë politika për 1% të kompanive (kishin fjalën për 1300 që i përjashtuan nga shërbimi universal i furnizimit me energji) deri te politika që punon vetëm për vëllain e Luan Dalipit, NOA-n dhe kompaninë e Vuk Hamoviçit”, shkroi ajo.

Postimi i plotë:

Nga premtimi i Albin Kurtit se do të lirojmë energjinë elektrike, sepse është tepër e shtrenjtë kur ne rrimë mbi gjithë këtë energji që kemi, te rritja e çmimit dyfish për të gjithë.

Nga deklarimi se nuk bëjmë politika për 1% të kompanive (kishin fjalën për 1300 që i përjashtuan nga shërbimi universal i furnizimit me energji) deri te politika që punon vetëm për vëllain e Luan Dalipit, NOA-n dhe kompaninë e Vuk Hamoviçit.

Kjo është Republika nën qeverisjen e Albin Kurtit, e stërkequr nga korrupsioni dhe interesat e ngushta.

Shpërndaje në

U Kopjua