Live

Policia sekuestron armë në dy raste të ndara në Ferizaj

09:54 / 14 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Në dy raste të ndara në Ferizaj, policia ka ndërhyrë dhe ka sekuestruar dy armë zjarri.

Përmes njoftimit për media, thuhet se në ora 11:00 një grua ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht dhe kërcënuar nga bashkëshorti i saj 43-vjeçar.

Nga i dyshuari është  konfiskuar një pushkë gjysmëautomatike dhe 9 fishekë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit nga policia, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa në ora 22:30 gjatë një ahengu familjar në Ferizaj, i dyshuari i moshës 61 vjeç, kishte shtënë disa herë në ajër me armë zjarri.

Në këtë rast është konfiskuar një armë dhe 6 gëzhoja. Pas intervistimit nga policia, me vendim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Në të dy rastet janë iniciuar veprat penale për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “Lëndim i lehtë trupor “, ndërsa në rastin e dytë edhe për “Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Shpërndaje në

U Kopjua