Live

Dhunë në Graçanicë: Djali i dehur e rrah babain

10:40 / 14 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në një familje në Graçanicë.

Atje, një burrë në gjendje të dehur e ka rrahur babain e tij.

Mirëpo, ende është e paqartë arsyeja që ka çuar deri te kjo ngjarje.

Siç njofton policia, i dyshuari është arrestuar, derisa viktima ka pranuar tretman mjekësor, transmeton Klankosova.tv.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar deri ne këndellje”, thuhet në raportin 24 orësh.

Hetimet lidhur me ngjarjen tashmë kanë filluar dhe rasti po cilësohet si “Dhunë në familje”.

Shpërndaje në

U Kopjua