Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer.
Ai ka thënë se deputeti gjerman është një mik i madh i shqiptarëve.
Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka falënderuar deputetin Beyer për mbështetjen vazhdueshme për Kosovën.
“Kënaqësi të takoj dhe të bisedoj me mikun e madh të shqiptarëve, deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer. Mirënjohës për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën!”, ka shkruar Haradinaj.