Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e sotme ka certifikuar nëntë subjekte të reja politike për zgjedhjet lokale të 12 nëntorit. Mes subjekteve të certifikuara është edhe ajo e kryetarit të Drenasit, i cili synon edhe një mandat tjetër, Ramiz Laldrovci.
Lladrvoci përmes një postimi në Facebook ka thënë se është i lumtur që mund ta kërkoj sërish besimin e qytetarëve edhe për një mandat.
Postimi i plotë:
Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen ku është certifikuar “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Drenas.
Jam i lumtur që puna jonë, në Komunën Kampion, pas kërkesave të qytetarëve, simpatizantëve dhe rrethanave të krijuara, mund ta kërkojmë besimin qytetar edhe për një mandat.
Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin
Bashkë, vazhdojmë, +4