Live

Përfundon në pranga i riu që dyshohet se i vuri flakën një garazhe në Pejë

07:59 / 15 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një objekt i improvizuar ka marrë flakë rreth orës 05:00 të mëngjesit të së enjtes duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Siç raportoi gazetari Valdrin Daci, brenda objektit ndodheshin dy vetura, të cilat janë djegur plotësisht.

Dyshohet se objekti përdorej edhe si një lloj punëtorie, ku përveç veturave janë shkatërruar edhe mjete të ndryshme të punës.

Njësitë e policisë dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, ndërsa hetimet në terren kanë vazhduar për disa orë, tha Daci në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Rreth pesë orë pas incidentit, policia ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar, i cili është arrestuar dhe është dërguar në ndalim.

Shpërndaje në

U Kopjua