Live

Kishte urdhërarrest, 35-vjeçari arrestohet për tentim vrasje në Prishtinë

09:17 / 15 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Është arrestuar një person me incialet K.D., 35-vjeçar nga Prishtina. 

Sipas njoftimit të policisë, ai ishte në kërkim me urdhëresë gjykate për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Arrestimi është kryer nga njësitet e Stacionit të Policisë Veri në kryeqytet, të cilat gjatë një aksioni policor kanë identifikuar dhe kapur të dyshuarin, transmeton Klankosova.tv. 

Sipas Policisë së Kryeqytetit, i arrestuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, në koordinim me prokurorin e rastit.

Shpërndaje në

U Kopjua