Një burrë serb dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një grua kosovare dhe më pas i ka dëmtuar veturën në Zveçan.
Sipas raportit policor 24-orësh, rasti ka ndodhur mëngjesin e 14 gushtit rreth orës 07:30, transmeton Klankosova.tv.
Siç thuhet tutje njësitë policore kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit menjëherë pas denoncimit, mirëpo nuk kanë arritur ta gjejnë atë.
Rasti në hetime!