Live

Arrestohet i kërkuari nga policia në Suharekë, i dënuar me një vit burg efektiv

16:59 / 15 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një person i kërkuar nga drejtësia është arrestuar të premten nga Policia e Kosovës në Suharekë.

Sipas njoftimit për media, personi me inicialet N.S. ishte i kërkuar me letër-rreshtim të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren – Dega në Suharekë.

“N.S. ishte i dënuar me aktvendim të formës së prerë me një vit burgim efektiv, për shkak të kryerjes së veprave penale ‘Vjedhje e rëndë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhet në njoftim.

Pas arrestimit, në bazë të vendimit të gjykatës kompetente, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. 

Shpërndaje në

U Kopjua