Live

Hapet kufiri Kosovë-Maqedoni

17:46 / 15 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Rreth një orë pas njoftimit për mbyllje të kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në pikën kufitare të Glloboqicës, njoftohet se ajo tashmë është rihapur.

Mbyllja e saj erdhi si pasojë e zjarreve që kishin përfshirë Jazhincën nga ana e Maqedonisë së Veriut.

Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pala maqedonase e ka njoftuar palën kosovare për lokalizimin e zjarrit.

“Ju njoftojmë se rreth orës 16:55, nga pala maqedonase kemi pranuar konfirmimin që zjarri i raportuar me herët ‘është lokalizuar’, dhe hapet kufiri për qarkullim të lirë të automjeteve dhe personave në PKK Glloboqicë, respektivisht Kosovë-Maqedoni e Veriut dhe anasjelltas”, ka shkruar QKMK-ja.

Shpërndaje në

U Kopjua