Kolona të gjata janë duke ndodhur në disa pika kufitare të vendit, në dalje të tyre.
Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, është duke prirë pika kufitare në Merdarë, ku pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 5 orë e 30 minuta.
Një mërgimtar nga Sllovenia për Klankosova.tv ka dërguar pamje nga kolonat në Merdarë, ku shihen automjete të shumta të jenë në pritje.
Pas Merdarës, vjen Muçibaba me 2 orë pritje, më pas një orë pritje shënohen tek Dheu i Bardhë, 40 minuta në Jarinje dhe 30 minuta në Mutivodë.
Në pikat tjera kufitare pritjet janë deri në 5 pesë minuta.